Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia është gati t’i ofrojë Kongresit amerikan një transkript të bisedimeve mes presidentit Donald Trump dhe ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov.
Duke folur në një konferencë shtypi, Putin ka thënë që transkripti mund të ofrohet nëse “administrata amerikane mendon që është e përshtatshme”, transmeton portali arbresh.info.
Administrata Trump është kritikuar për një takim në Zyrën Ovale me Lavrov dhe ambasadorin rus Sergey Kislyak javën e kaluar, në të cilin ai kishte dhënë informacionin e sigurisë që dy burime i përshkruan CNN-së si të klasifikuar.
Trump u është përgjigjur akuzave, duke pretenduar se është e drejta e tij si president për të shkëmbyer informacion mbi sigurinë kur e sheh të arsyeshme. Por ai nuk konfirmoi ose mohoi nëse informacioni ishte i klasifikuar./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...