Google ADS

Talenti i Atalantas vendos për këtë skuadër

13:28 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Milani i ri merr formë dhe nis nga mesfusha. Franck Kessie do të luajë për kuqezinjtë sezonin e ardhshëm, ndërsa Atalantas do t’i shkojnë 28 milionë euro.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me 7 herë kampionët e Evropës dhe do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.

Futbollisti 21-vjeçar, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm në Serinë A, kishte zgjedhur prej kohësh Milanin.

Tashmë, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve.

Milani mposhti konkurrencën e Romës për Kessie, që kishte ofruar të njëjtën shifër, por me një mënyrë pagese që nuk i leverdiste Atalantas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme