VV thërret konferencë të jashtëzakonshme

13:13 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media e cila do të mbahet në ora 15:00 në lokalet e saj në Arbëri.

Kjo është konferenca e parë e VV-së pas përfundimit të afatit për koalicione parazgjedhore.

Mbrëmë PDK-LDK-AAK arritën marrëveshje për të hyrë në një listë të përbashkët zgjedhore.Edhe LDK-ja bëri marrëveshje me disa parti, ndëra VV-ja ka vendosur të hyjë e vetme në garën për zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme