Raportimet e fundit nga mediat italiane bëjnë me dije se Juventusi po përgatitë ofertë prej 25 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, Rafinha.
Këtë lajm e japin shumë media duke filluar nga Gazzetta dello Sport, Marca dhe Corriere dello Sport.
Bianconerët janë shumë të interesuar për brazilianin që këtë sezon edhe pse nuk ka pasur hapësira të mëdha ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asistime.
Çmimi që Zonja e Vjetër është e gatshme të paguajë është 25 milionë euro.
Juve po kërkon ta përforcojë mesfushën shkaku i lëndimeve të shumta të Sami Khediras dhe Claudio Marchisios.
Edhe Rafinha aktualisht është duke vuajtur nga një lëndim.
Gjilani fiton me përmbysje ndaj Llapit, Dukagjini e ndal kam...
Fisnik Asllani i pandalshëm, realizon dy gola në fitoren e s...
Xuxi u tregon banorëve se u arrestua Ilir Meta, reagimi i Re...
“Duhet ta ndalojmë”, Fermin Lopez paralajmëron kërcënimin e ...
Protesta e opozitës më 29 tetor shtrihet në akset kryesore t...
Ndikimi i shtetasve të rinj amerikanë tek zgjedhjet