Google ADS

‘Flet’ ekspertiza për vdekjen e 16-vjeçares në spitalin privat

11:49 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Ashtu sic deklaroi një ditë më parë spitali privat në Tiranë, edhe ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë “Hipeterminë Malinje” si shkak të vdekjes gjatë operacionit të 16-vjeçare Blerta Pepa në spitalin “Continental”.

Kjo sëmundje është një komplikacion i rrallë që shfaqet gjatë anestezisë, dhe është genetike. Sipas ekspertizës, mjekët që kanë asistuar në operacionin e vajzës, sapo kanë kuptuar komplikaconin, kanë përdorur ilaçin “Dantrolen” që supozohet të sjellë në normaliet pacientin.

 

Pavarësisht përdorimit të këtij ilaçi, 16-vjeçarja Blerta Pepa, nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë pak orë pas operacionit.

 

Ndërkohë policia e Tiranës ia ka dorëzuar prokurorisë çështjen e vdekjes së 16-vjeçares duke ngritur akuzën e mjekimit të pakujdesshëm për tre mjekët, një gjerman, një grek, dhe anestezistin Tefik Zhurda. Ky i fundit tentoi të vetëvritet në sallën e operacionit duke injektuar në trupin e tij lëndë anestezie dhe ende ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

Të tre mjekët e spitalit privat “Continental” dyshohen për mjekim të pakujdesshëm, me pasojë vdekjen në sallën e operacionit, të 16-vjeçares Blerta Pepa që hyri në operacion pas dëmtimit të ligamentit gjatë orës së fizkulturës në gjimnazin “Andon Z. Çajupi” ku ajo mësonte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme