Brenda pak ditës KQZ-ja do të dal me raportin përfundimtar ku do të zyrtarizohet lista e personave që kanë drejtë votë në Kosovë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë në një prononcim për “arbresh.info” ka thënë se do të bëhet pastrimi i listave, përfshirë qytetarët që kanë hequr dorë nga nënshtetësia.
“Brenda pak ditësh do të keni një raport në KQZ dhe mundeni me ditë saktë për listat e këtyre pastrimeve, pastaj edhe të qytetarëve që kanë hequr dorë nga nënshtetësia, rrjedhimisht i bie që mos të jenë votues, pra deri atëherë mundemi me dite për pastrimin e listave”, ka thënë Elezi.
Nga ana tjerët, Elezi ka thënë se ka ndodhur një ngatërresë sa i përket numrit të votuesve karshi numrit të banorëve të Kosovës.
“Në listën e votuesit përfshihen të gjithë shtetasit e Kosovës që e kanë moshën për votim. Kjo është një ngatërresë sepse numri i votuesve është i barabartë me numrin e popullsisë. Në regjistrim të popullsisë përfshinë vetëm banoret rezistent në Kosovë ndërsa në listën e votuesve e cila rrjedh nga ekstrakti i regjistrit civil përfshihen edhe votuesit brenda Kosovës dhe ata që votojnë jashtë. Pra këtu bëhet diferenca” deklaroi ai.
Ndërsa sot gjatë ditës KQZ do të mbajë një mbledhje ku do të definoj memorandumin e bashkëpunimit që do të nënshkruajnë me zyrën e Bashkimit Europian./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...