Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria në largim e Republikës së Kosovës që të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, specifikisht mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 korrik 2017.
Oda Amerikane beson se ka shumë aspekte të paqarta që lidhen me pagesën dhe mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore për shkak të përgatitjeve joadekuate për implementim të Ligjit për Sigurime Shëndetësore, zgjedhjeve të përgjithshme në vijim, si dhe krijimit të qeverisë së re.
“Prandaj, Oda Amerikane rekomandon fuqishëm që implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 janar 2018, ose deri pas plotësim-ndryshimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore sipas Agjendës Legjislative të vitit 2018, cilado që të ndodhë më vonë”, thuhet në reagimin e OEAK.
Oda Amerikane rithekson rëndësinë e dialogut gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit me sektorin privat dhe akterët e tjerë për të siguruar ndryshimin më të mirë të mundshëm të ligjit të sipërcekur, si dhe implementimin e efektshëm të tij.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju