Google ADS

Turqia kurrë nuk do ta pranojë aleancën e SHBA-së me kurdët

11:36 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka treguar pas bisedimeve në Uashington se ai kurrë nuk do të pranojë një aleancë të SHBA-ve me forcat kurde që luftojnë në Siri.

“Nuk ka vend për organizatat terroriste në të ardhmen e rajonit tonë,” tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Donald Trump, transmeton portali arbresh.info.

Ai po i referohej milicisë siriane kurde të YPG, pas një vendimi të Shteteve të Bashkuara në fillim të këtij muaji për të armatosur grupin.

Pavarësisht nga kjo, të dy liderët u zotuan të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe.

“Ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer dhe ne do ta bëjmë atë edhe më mirë”, tha Presidenti Trump./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme