Spitali “Continental”, ku mbrëmjen e së hënës ndërroi jetë 16-vjeçarja Blerta Pepa ka sqaruar në një deklaratë për mediat arsyet që çuan në vdekjen e adoleshentes. Në njoftim thuhet se Pepa ka humbur jetën për shkak të një komplikacioni të quajtur Hipertermia Maligna.
Ky komplikacion, sqarohet në njoftim, është ndër më të rëndët dhe shumë të rrallët që ndodh gjatë anestezisë dhe vjen si pasojë e një defekti genetik.
Sipas njoftimit, Hipertermia Maligna është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarde apo të posaçme të kryera para operacionit. “Më datë 15.05.2017 rreth orës 24:00 pas një beteje të gjatë me një nga komplikacionet më të rënda, shumë të rralla dhe me vdekshmëri të lartë, humbi jetën në Spitalin Continental pacientja, Blerta Pepa.
Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rralla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti gjenetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarde apo të posaçme të kryera para operacionit.
Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në këtë rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së.
Gjithashtu sigurojmë se niveli profesional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërisht i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh”, thuhet në njoftimin për shtyp të spitalit ku humbi jetën e reja.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...