Google ADS

Çun Lajçi i dëshpëruar me zgjedhjen e Haradinajt për koalicion

09:12 | 17 Maj 2017
M. A.

Artisti shqiptar Çun Lajçi, përmes një statusi në Facebook ka kritikuar rëndë liderin e AAK-së Ramush Haradinaj për koalicionin parazgjedhorë që ka nënshkruar mbrëmë me PDK-në.

Lajçi është shprehur shumë i dëshpëruara nga ky koalicion duke thënë se “Ç’krijesë lakmiqare qenka ky soj shqiptari”./Arbresh.info

Për më shumë lexoni postimin e tij:

 Unë artisti s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Komandant i Dukagjinit!

Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash:

” kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza”por nuk e paske pas kuptue!

Tani Çakorrit e Kullës qysh tash po ua baj gjamën.

Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.

Ç’krijesë lakmiqare qenka ky soj shqiptari.

A kështu paskan qenë edhe t’parët?

Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme