Google ADS

Krijohen koalicionet, lufta me lista për deputetë

08:46 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Partitë politike një garë tjetër kanë brenda koalicioneve, edhe listat e kandidatëve për deputetë.

Këto lista ende nuk kanë arritur të finalizohen për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit, shkruan arbresh.info.

Portali Arbresh.info ka kontaktuar me disa nga partitë politike nëKosovë se sa kanëarritur të punojnë nëlistënpër deputetë që do  të garojnë në zgjedhjet e fundit.

Partia Demokratike e Kosovës është ajo që ende nuk ka finalizuar, dhe një ditë më parë vendosi që në këto zgjedhje të shkojë bashkë me shtatë parti më të vogla dhe koalicionin e kahmotshëm AAK-NISMA për Kosovë.

Sekretari për ekonomi nga Nisma për Kosovës ShyqeriBytyqi i kontaktuar nga Arbresh.info ka thënë se janë duke punuar për këtë listë.

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht për listën e deputetëve dhe brenda javës do të bëhet publike”, ka thënë Bytyqi.

Ali Berisha nga AAK-ja  tha se subjekti i tij deri në afatin përfundimtar nuk do ta bëjë publike listën e kandidatëve për deputetë.

“Deri në afatin përfundimtar nuk do të jetë definitive”, ka thënë Berisha.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që po ashtu nuk do të shkojë e vetme në zgjedhjet e qershorit ende nuk a finalizuar listën për deputetë.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, thotë ende nuk e kanë definuar listën për deputetë të legjislaturës së ardhshme.

“Jo. Deri të premten ka kohë,” është shprehur Gecaj për arbresh.info.

Shkodran Hoti, zëdhënës nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete lidhur me listën e deputetëve.

“Nuk ka diçka konkrete ende”,ka deklaruar Hoti.

Partitë politike tashmë në një farë mase kanë definuar numrin e deputetëve që do të kenë në koalicione por jo edhe emrat konkretë dhe deri të premten do të dihen edhe kandidatët për deputetë në legjislaturën e gjashtë./Fortesa Shasivari/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme