Google ADS

​Veshjet e ngushta, duhani dhe alkooli shkaktarët e uljes së fertilitetit mashkullor

08:44 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Veshje të ngushta, duhan, alkool, dieta të gabuara dhe jetë sedentare.

Për shkak të këtyre veseve negative, te të rinjtë e sotëm janë reduktuar spermatozoidët e shëndetshëm, ndërsa tek meshkujt e moshës së mesme bie sasia e testosteronit.

Këto të dhëna u prezantuan gjatë një seminari mbi shëndetin andeologjik të organizuar nga politeknikumi ”Umberto I” i universitetit ”La Sapienza” në Romë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vendet perëndimore, 15-20 për qind e çifteve vuan nga infertiliteti dhe 35-40 për qind e këtyre rasteve varen nga mashkulli.

“Mes meshkujve të lindur nga viti 1979-1987 numri i spermatozoidëve morfologjikisht normalë ka rënë me 25 për qind, sipas një studimi të International Journal of Andrology”, thotë Andrea Isidori, profesor i asociuar i Andrologjisë në universitetin ”La Sapienza” dhe anëtar “European Academy of Andrology”.

Në dëshminë se diçka po dëmton fertilitetin mashkullor shtohet edhe një studim nga “New England Research Institute” ku tregohet se 50-vjeçarët e sotëm kanë një nivele 10 për qind më të ulët të testosteronit se sa 50-vjeçarët e lindur 30 vite më parë, me pasoja në kocka, muskuj dhe humor.

Por arsyet e këstij reduktimi të fertilitetit mashkullor janë të ndryshme.

“Alkooli, duhani, jeta sedentare, drogërat, janë përgjegjëse për një reduktim deri në 10 për qind të volumit të testikujve mes të rinjve, madje edhe me pasoja afatgjata”, shpjegon Isidori.

“Madje duke veshur çdo natë mbadhje të ngushta, sikurse tregon një studim i ‘Human Reproduction’ rrezikohet që të ketë një reduktim të plotë të spermatozoideve”, përfundon eksperti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme