PDK-ja mësohet se ka marrë rreth 700 propozime nga degët për t’i përfshirë në listat për deputetë, derisa vetëm 10 për qind e tyre do të mundë të përfshihen, marrë për bazë koalicionet parazgjedhore. Me kërkesa të tilla po ballafaqohen edhe subjektet tjera politike.
Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përfundim të afatit ligjor për t’i dorëzuar listat e deputetëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), partitë politike ende nuk i kanë finalizuar ato.
Përderisa secilit subjekt apo koalicion parazgjedhor që hyn në zgjedhje i lejohet që në listë t’i fusin vetëm 110 emra, brenda partive tashmë po zhvillohet një “betejë” për t’u inkuadruar në këto lista. Sipas burimeve të gazetës “Zëri” vetëm në PDK deri më tani nga degët janë bërë diku 700 propozime për t’u bërë pjesë e listës zgjedhore, derisa vetëm 10 për qind e tyre do të shkojnë, duke marrë parasysh edhe vendet e rezervuara për partnerët e koalicionit parazgjedhor që ka arritur ky subjekt politik.
Garë e ashpër për t’u futur në listat për deputetë është edhe në LDK, sidomos nga degët e mëdha të partisë, duke përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Podujevën, etj. “Ka shumë kërkesa për t’u futur në listë të LDK-së për deputetë, derisa mundësitë janë shumë të kufizuara, duke marrë parasysh edhe koalicionin që e kemi me partinë e Mimoza Kusari-Lilës, Sylejman Çerkezit, dhe që ka mundësi edhe me AKR-në e Pacollit”, bën të ditur një burim i “Zërit” brenda LDK-së.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?