Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Kryetari i Komunës Shpend Ahtmeti do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkputimi për nismën e re të USAID-it e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë.
Iniciativa e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit.
Ky aktivitet do të sigurojë mentorim dhe trajnim në Prishtinë dhe katër komuna tjera me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënjes për fondet publike dhe shpenzimet.
Përveç kësaj, aktivitetit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse do të sigurojë trajnim themelor nga i tërë cikli “fund e krye” i prokurimit për të gjithë 38 zyrtarët komunal të prokurimit, si dhe stërvitje nga bashkëpunimi i duhur me partnerët komunal për të avancuar paanshmërinë, transparencën dhe mbikqyrjen e prokurimit.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...