Bilall Sherifi nga Nisma ka rikonfirmuar mbështetjen e partisë së tij për kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së e Nismës.
Sherifi në konferencën e jashtëzakonshme për media ka thënë se ky bashkëpunim nuk ishte menduar në kohën kur ishte nisur mocioni.
“Mund të them se kur është nisur mocioni nuk ishte ky qëllim”, ka thënë ai pas akuzave të shumta se Nisma kishte bashkëpunuar me PDK-në që të rrëzonte qeverinë Mustafa.
Ai ka konfirmuar edhe njëherë se Haradinaj kandidon për kryeministër, ndërsa lideri i PDK-së, Kadri Veseli, është prijës i listës.
“Nisma që nga fillimi i koalicionit me AAK-në ka mbështetur Haradinajn për kryeministër. Pas disa zhvillimeve të mbrëmjes, Nisma ka vendosur të mbështesë Haradinajn. Nisma vazhdon të jetë aty ku ka qenë në mbështetje të Haradinajt”, ka thënë Sherifi.
Ai ka konfirmuar se nëse ky koalicion qeveris me vendin një zëvendëskryeministër do të jetë nga Nisma.
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...