Metodë e lashtë për trajtimin e thembrave të çara

00:31 | 17 Maj 2017
Trina Galanxhi

Në shkrimin e mëposhtëm ju mund të mësoni se si t’i kuroni thembrat e çara shumë shpejt dhe në pak ditë ato do të duken bukur sërish.

Hapi i parë –  Tretmani me ujë të vakët

Çfarë ju duhet?

Ujë të vakët

2 lugë sodë buke

Gur për pastrimin e thembrave

2 lugë kripë

Në një enë vendoseni ujin e vakët. Më pas shtoni sodën e bukës dhe kripën. Përzieni mirë dhe më pas vendosni këmbët dhe lërini të qëndrojë për 15 minuta.

Pas 15 minutash, thani këmbët tuaja dhe më pas pastroni me gurin për pastrim për të larguar qelizat e vdekura të thembrave.

Hapi i dytë – Scrub

Çfarë ju duhet?

2 lugë vaj

Sheqer

Në një enë vendosni dy lugë vaj dhe një lugë sheqer dhe “scrub-i” juaj është gati. Pastroni thembrat me të për 5 minuta dhe më pas pastroni ato me ujë të pastër.

Hapi i tretë – Krijoni lagështinë e duhur për thembrat tuaja

Çfarë ju duhet?

Disa qirinj

Vaj

Në një enë vendosni dy lugë vaj dhe një copë të vogël të qiririt. Vendoseni qiririn në ujë të nxehtë në mënyrë që ai të shkrihet.

Më pas lëreni që të ftohet dhe kremi për këmbët tuajas është gati. Vendoseni këtë kremë në thembra dhe më pas vishni çorapet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme