Berisha: Vdekja e 16 vjeçares na ka tronditur të gjithëve, të zbardhen sa më parë shkaqet

00:08 | 17 Maj 2017
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri Sali Berisha ju ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 16 vjeçares, Blerta Pepa, e cili humbi jetën gjatë një operacioni, për shkak të anestezisë.

Në mesazhin e tij ish-kreu i qeverisë shkruan se ekspertiza mjekësore duhet të zbardhë sa më parë shkakun e vdekjes së 16 vjeçares.

‘Të dashur miq, vdekja e vajzës, 16 vjeçares Blerta Pepa, gjatë një operacioni jo të rëndë, më ka prekur shumë dhe ka shokuar mbarë shoqërinë.

Pa ekspertizën shkencore nuk mund të dimë shkakun e vërtet të kësaj vdekje tragjike që këputi jetën e këtij engjëlli të talentuar dhe ka tronditur thellë jo vetëm familjen e Blertës por mbarë shoqërinë tonë.

Le të shpresojmë dhe të kërkojmë që sa më shpejtë të sqarohet me vërtetësi shkencore shkaku, rrethanat, përgjegjësitë e kësaj vdekje tragjike.

Me këtë rast le t’i shprehim ne së bashku ngushëllimet më të thella prindërve, vëllezërve, të gjithë familjarëve, shoqeve dhe shokëve të artistes së talentuar dhe të lutemi së bashku me ta që shpirti i Blertës të gjejë paqen e merituar!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme