Granit Xhaka shkëlqeu në takimin e së martës si nikoqir në Premierë Ligë në ndeshjen kundër Sunderlandit.
Arsenali siguroi tri pikë në takimin e xhiros së 34 kundër skuadrës së Adnan Janzuajt duke fituar me rezultat 2 me 0 në stadiumin ‘Emirates’, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi kilian Alexis Sanchez ishte vendimtar në këtë takim duke shënuar dy golat për “Topçinjtë” si dhe duke i vazhduar shpresat atyre për të përfunduar edhe këtë sezon në top katërshe, pozitë që i siguron kualifikimin në Ligë të Kampionëve.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shfaqi një performancë të jashtëzakonshme në këtë ndeshja mjaftë të rëndësishme për skuadrën e trajnerit francez Arsene Wenger.
Sipas statistikave, reprezentuesi i Zvicrës ka qenë i saktë në 91.7 për qind të pasimeve, ka bërë gjithsej 109 prekje të topit, ka krijuar gjashtë shanse, ka pasur katër goditje dhe ka fituar gjashtë herë posedimin e topit./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/posts/1417980134933741
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...