​Brukseli kërcënon Hungarinë dhe Poloninë

23:13 | 16 Maj 2017
Trina Galanxhi

Komisioni Evropian kërcënoi sot me fillimin e procedurave për shkelje kundër Hungarisë dhe Polonisë, nëse ato vazhdojnë të refuzojnë deri në qershor të presin azilkërkuesit nga Italia dhe Greqia.

“Ky është paralajmërimi i fundit”, deklaroi Dhimitris Avramopulos, eurokomisioner për Migrimin.“Nëse nuk bëhet asgjë para se të prezantohet reporti i radhës në qershor, Komisioni nuk do të hezitojë të përdore fuqitë e tij sipas traktateve dhe të fillojë procedura për shkelje”, theksoi Avramopulos gjatë një konference për shtyp në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme