Arsenali ka siguruar tri pikë në ndeshjen si nikoqir kundër Sunderlandit duke vazhduar garën për top katërshe në Premierë Ligë.
“Topçinjtë” fituan me rezultat 2 me 0 takimin e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ pas dy golave të njëpasnjëshme nga sulmuesi kilian Alexis Sanchez, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Arsenali vazhdon shpresat për top katërshe (VIDEO)
Mesfushori Mesut Ozil, i cili ishte asistues i golit të parë të ndeshjes, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. Ish ylli i Real Madridit është vlerësuar me notën 9.4.
Mesfushori i Sunderlandit, Larsson është lojtari më i dobët i kësaj ndeshje. Reprezentuesi suedez është vlerësuar me notën 6.2.
Ylli shqiptar, Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa Granit Xhaka është vlerësuar me notën 7.8./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...