Google ADS

Mustafa: Formuam koalicionin e shpresës dhe besimit për të ardhmen e Kosovës

23:08 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se koalicioni me AKR-në, Alternativën, Lëvizjen për Drejtësi dhe ekspertët që pritet të bashkëngjiten, janë koalicion i shpresës dhe besimi për të ardhmen e Kosovës, transmeton arbresh.info.

Postimi i plotë:

“Të dashur bashkëqytetarë,

Sot formësuam Koalicionin e shpresës dhe besimit për të ardhmen e vendit tonë.

Koalicioni LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe ekspertët që do të na bashkëngjiten, është opsioni i vetëm në këto zgjedhje që garanton zhvillim të përshpejtuar ekonomik, integrime euroatlantike, luftë të pamëshirshme kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit…

Ky është Koalicion i vlerave dhe parimeve, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ta mbështesim së bashku me besim dhe vendosmëri!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme