Google ADS

Zidane shpjegon reagimin e Moratas pas zëvendësimit

20:35 | 16 Maj 2017
Arbresh Info

Njëra nga imazhet dëshpëruese të Real Madridit në fitoren e tyre 4 me 1 ndaj Sevillas të dielën ishte Alvaro Morata, i cili nuk shtrëngoi duart me trajnerin Zinedine Zidane pas zëvendësimit.

Koha e tij në fushë ka qenë shumë e limituar qysh pas rikthimit të tij tek ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info. Sidoqoftë, trajneri francez insiston se zemërimi i Alvaro Moratas nuk ka të bëjë direkt me të.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo rrezikon suspendimin

“Ai nuk ishte i zemëruar me mua, ai ishte i zemëruar me diçka tjetër”, u tha Zidane gazetarëve të martën. “Nuk e di arsyjen pse, por ne kemi diskutuar për këtë dhe kjo do t’i mbetet të kaluarës”

Karim Benzema pritet të zëvendësojë spanjollin në formacionin startues në ndeshjen e mes javës ndaj Celta Vigos derisa thashethemet rreth të ardhmes së Moratas vazhdojnë të rriten./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme