Google ADS

Formacionet zyrtare, Arsenal – Sunderland

19:54 | 16 Maj 2017
Arbresh Info

Arsenali dhe Sunderlandi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 34 në Premierë Ligë.

Takimi ndërmjet dy skuadrave angleze zhvillohet në stadiumin ‘Emirates’ duke filluar nga ora 20:45, shkruan portali arbresh.info. Arsenalit i duhen tri pikë për të vazhduar shpresat e vogla për top katërshe, ndërsa Sunderlandi tashmë është dëbuar nga liga kryesore e Anglisë.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo rrezikon suspendimin

Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e formacionit startues për takimin si nikoqir të “Topçinjve”.

Futbollisti tjetër shqiptar, Adnan Januzaj, i cili është duke kaluar sezonin në formë huazimi te skuadra e David Moyes, nis takimin nga bankina./arbresh.info

Arsenal: Cech, Holding, Mustafi, Monreal, Bellerin, Ramsey, Xhaka, Gibbs, Ozil, Sanchez, Giroud.

Rezervë: Gabriel, Ospina, Walcott, Iwobi, Welbeck, Coquelin, Elneny.

Sunderland: Pickford, Jones, Kone, O’Shea, Manquillo, Larsson, Cattermole, Ndong, Borini, Defoe, Oviedo.

Rezervë: Mannone, Rodwell, Lescott, Love, Gibson, Januzaj, Gooch.

Të ngjashme