Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ka shumë gjasa që përfaqësuesit e serbëve të mos marrin pjesë të bashkuar. Nga Nisma Qytetare e deritashme, Lista Serbe, të cilën zyrtarisht e përkrah Beogradi, pas shumë muajsh të mospajtimeve dhe në fund edhe ndarjes, janë krijuar dy parti politike, në krye të së cilave janë Sllavko Simiq dhe Aleksandar Jabllanoviq.
Në zgjedhje marrin pjesë edhe Nisma Qytetare “SDP” e Oliver Ivanoviqit si dhe pjesëmarrësit e deritashëm në Qeveri, Partia e Pavarur Liberale e Sllobodan Petroviqit dhe Partia Përparimtare Demokratike e Nenad Rashiqit.
Afati kohor për dorëzimin e marrëveshjeve për koalicionet parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve skadon në mesnatën e të martës.
Kryetari i partisë politike “GI Lista Serbe” Slavko Simiq i tha Radios Evropa e Lirë se partia e tij është e gatshme që të pranojë të gjitha ato parti aktive politike që duan së bashku të udhëheqin politika të përbashkëta dhe institucionale përmes institucioneve në Prishtinë.
“Të gjitha ato parti politike që janë të gatshme që të përballen realisht me problemet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, sigurisht se janë të mirëseardhur në Listën Serbe. Kush nuk është i gatshëm që këtë ta tajkalojë, ata njerëz nuk kanë vend në Listën Serbe”, tha Simiq, duke shtuar se Lista Serbe sigurisht nuk do të arrijë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
“Nuk e kemi ndërmend që sot gjatë ditës të dorëzojmë ndonjë lloj marrëveshje për koalicion parazgjedhor në KQZ”, tha Simiq.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin që të regjistrojë një parti të re me emërtimin Partia e Serbëve të Kosovës, në krye të së cilës është Aleksandar Jabllanoviq, i cili gjatë ditës nuk ishte i qasshëm për komente.
Udhëheqësi i Partisë Liberale të Pavarur, Slobodan Petroviq, që në zgjedhjet e kaluara parlamentare ka marrë pjesë në kuadër të Listës Serbe thotë se partia e tij angazhohet për pjesëmarrje të përbashkët megjithëse është i vetëdijshëm se kjo në kapacitetin e plotë nuk do të ndodh.
Ai thotë se gjatë javëve të kaluara kanë punuar shumë në këtë çështje, dhe se atyre u janë bashkuar një numër partish dhe organizatash, kurse një pjesë janë shkrirë në SLS.
“Nuk është e panjohur për ne, jemi të gatshëm për këtë lloj aktiviteti. Nëse nuk gjendet një zgjidhje për një listë të përbashkët ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të konfirmojmë mbështetjen që e kemi tek qytetarët tanë për më shumë se një dekadë”, tha Petroviq.
Ai thotë se më e rëndësishme se sa marrëveshja është zgjedhja e njerëzve në lista, të atyre që do të marrin pozita të rëndësishme në Kuvend dhe Qeveri.
“Për fat të keq në periudhën e kaluar kemi patur një situatë kur në vendet më të përgjegjshme kanë qenë njerëzit më të papërgjegjshëm dhe më të paaftë”, tha kryetari i SLS për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkohë, udhëheqësi i Nismës Qytetare “SDP”, Oliver Ivanoviq, thotë se kur bëhet fjalë për zgjedhjet në Kosovë, veçanërisht ato parlamentare, me rëndësi të madhe është që të mos shpërndahet vota.
“Por ajo po shpërndahet sa herë që të dal nga çdo fshat nga një listë dhe atë me shanse të vogla ose me asnjë shans që të fitojnë të paktën një mandat. Kjo duhet të shmanget, por ne mes vete shumë vështirë e arrijmë që të pajtohemi dhe për këtë na është e nevojshme përkrahja nga Beogradi. Ajo që mund të pritet është që Beogradi të ndihmojë në krijimin e listës, që do të hartohet për dallim nga e kaluara, nga njerëz me kredibilitet dhe individë të dëshmuar në profesionet e tyre ose në politikë”, tha Ivanoviq.
Ai mendon se nuk është e morë që në lista të tilla të gjenden njerëz vetëm sepse i takojnë një partie politike.
“Ajo që ka rëndësi është që Beogradi për bashkëbisedues në këtë kuptim ka serbë kredibil në Kosovë dhe Metohi, që në mënyrë të mirë do të mund të artikulojnë qëndrimet e popullit dhe këtë t’ia ofrojnë si një informatë hyrëse zyratrëve në Beograd”, tha Ivanoviq.
Ndërkohë, Miodrag Marinkoviq nga organizata joqeveirtare “Aktiv”, vlerëson se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfaqësuesit serbë nuk do të jenë të bashkuar ashtu siç kanë qenë deri tani.
“Ajo që është e rëndësishme për bashkësinë serbe është se duhet ta kuptojmë se mund të shndërrohemi në një faktor të rëndësishëm politik vetëm nëse nuk shpërndahen mandatet brenda serbëve. Janë disa entitete partiake që do të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë të pavarur, po ajo që është me rëndësi është nëse kanë një potencial të brendshëm për koalicion, që më vonë të bëjnë një platform të përbashkët që do të mbronte interesat serbe”.
Sipas tij është me rëndësi që të arrihet një konsensus rreth pjesëmarrjes së bashkësisë serbe në zgjedhje me qëllim të rritjes së shanseve për më shumë përfaqësues, që më vonë do të ofronte më shumë mundësi në marrëveshjet e koalicioneve me partitë kryesore të Kosovës rreth sigurimit të interesave serbe.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 11 qershor, vendim ky që u morr pas rënies së Qeverisë së Kosovës në një mocion mosbesimi të ngritur nga partitë në opozitë.
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...