Kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski sot përsëriti qëndrimin e tij që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat, siç theksoi, OBRM-PDUKM-ja do të jetë parti fituese.
“Apeloj që më 15 tetor, data për të cilën përfaqësuesit e partive politike u pajtuan që të mbahen zgjedhjet lokale, të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Besoj se, gjërat do të ecin në drejtimin e duhur.
Pesëmbëdhjetë tetori është afati më i afërt që LSDM-ja mund ta pranonte në bisedimet dhe shpresoj se OBRM-PDUKM si parti fituese në këto zgjedhje parlamentare do të dalë sërish si fituese e zgjedhjeve lokale”, tha Gruevski, pas vizitës që realizoi në Komunën e Karposhit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...
ShBA, “nxehet” fushata/ Trump e Harris shtojnë akuzat e ndër...
Ish-ylli i Liverpoolit do të largohet nga klubi i ri pasi re...
Rivitalizohet parku Drilon – Tushemisht, Rama: Gjerdan për e...
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...