Ambasadorja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i është kunëdrpërgjigjur ashpër ministres së drejtsisë në Serbi, e cila akuzoi Kosovën për trajtimin e pakicave.
Vlora Çitaku ia ka bërë me dije Nela Kuburoviqit se sebrët janë pakica më e privilegjuar në Evropë, kurse shqiptarët në Luginë diskrimonhen në mënyra të tmerrshme, transmeton lajmi.net.
“Sebët e Kosovës janë pakica më e privilegjuar në Evropë, dhe ju e dini që shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc diskriminohen në mënyrat më të rënda të mundshme. Këtë e di pasi vet i kam vizituar këto vende”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka folur edhe për rezolutën 1244, të cilës ka thënë se i ka dal afati.
Çitaku e ka akuzuar Serbinë se po tenton që ta shfrytëzojë Këshillin e Sigurimit që të tregojë se ata janë superior karshi Kosovës, por që sipas saj kjo nuk është e vërtetë pasi Kosova është shtet dhe nuk ndihet inferior ndaj askujt.
“Serbia gjithmonë mundohet që t’i përfaqësojë shqiptarët si njerëz pa kulturë. Shkoni thuani këto fjala para Majlinda Kelmendit kampiones olimpike, apo Petrit Halilaj i nderuar nga juria e Berlinales” është shprehur Vlora Çitaku.
Ajo në fund u ka bërë thirrje anëtarëve të këtij Këshilli që ta vizitojnë Kosovën, dhe ta shohin vet se situata nuk është e atillë siç e paraqet Serbia.
Edhe kësaj radhe, Çitaku ka kujtuar kohën e luftës kur shqiptarët u dëbuan nga vendet e tyre, iu djegën shtëpitë dhe pronat, por që njerëzit u kthyen e rindërtuan vendin e tyre, dhe tash po punojnë për zhvillimin e Kosovës.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...