Largimi i James Rodriguezit dhe transferimi i Eden Hazardit të Chelseat është ekuacioni që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përball derisa po afrohet fundi i sezonit.
Të dy bartësit e fanellave me numër 10 mund të përfundojnë sezonin si fitues të ligës, njëri në Premierë Ligë dhe tjetri në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Koha e gjatë deri te largimi nga fusha në ndeshjen e së dielës në shtëpi të Real Madridit duke i përshëndetur tifozët konfirmon atë që James Rodriguez kishte konfirmuar rreth të ardhmes së tij.
25-vjeçari, i cili nënshkroi për 60 milionë euro në vitin 2014 me Real Madridin, ka agjentin e përbashkët me trajnerin Jose Mourinho dhe thuhet se ka pranuar kushtet për transferim në Manchester United.
Reali tashmë është në dijeni që Hazard vazhdon të mbetet një zëvendësues i mundshëm i reprezentuesit kolumbian, por edhe pse ‘Los Blancos’ besojnë se mund të gjejnë një zëvendësues edhe më të mirë për të, presidenti Perez është i vendosur për të finalizuar transferimin e tij gjatë verës./arbresh.info
Rezultatet fillestare i japin epërsi të lehtë presidentes pr...
Shawn Mendes ndalon koncertin për të nderuar këngëtarin e nd...
Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli shënjestron degët ...
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...