Rama pranon shtyrjen e zgjedhjeve

16:20 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Palët politike janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Burime nga të dyja partitë bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, por jo përtej datës 23 korrik. Edhe kryeopozitari Lulzim Basha mësohet të ketë aprovuar zhvillimin e zgjedhjeve në muajin korrik.

Mësohet se palët janë marrë vesh edhe për numërimin elektronik të votave, identifikimin biometrik të votuesve, si dhe për 4 ministra në qeveri që do të jenë propozim i opozitës.

Pritet që gjatë pasdites së sotme të mësohet më shumë për detajet e marrëveshjes që do të zgjidhë krizën politike disa mujore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme