Google ADS

Sulmi kibernetik i së premtes mund të ketë ardhur nga Koreja e Veriut

15:47 | 16 Maj 2017
Arbresh.info
Firmat e sigurisë kibernetike kanë gjetur disa të dhëna që sugjerojnë se sulmi i madh kibernetik, që ka ndodhur në fundjavë dhe ka infektuar mbi 300,000 kompjuterë, mund të ketë lidhje me Korenë e Veriut.

Kompanitë e sigurisë Sympantec dhe Kaspersky Lab thanë se pjesë të virusit “WannaCry” të përdorura në këtë sulm, kanë kodin e njëjtë me një virus që ka shpërndarë më herët grupi Lazarus, njofton PCWorld.al.

Gjetja e fajtorëve në rastin e sulmeve kibernetike është shumë e vështirë dhe zakonisht ekspertët bazohen në konsensusin e përbashkët dhe jo konfirmimin.

Mbase hakerët janë përpjekur që sulmi të dukej sikur vinte nga Koreja e Veriut duke përdorur teknika të ngjashme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme