Hapet në komunën e Prishtinës ekspozita për vlerësimin e tokës

15:48 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Nga sot, në dy ndërtesat e Komunës së Prishtinës do të jetë e hapur ekspozita në lidhje me vlerësimin fillestar të tokës.

Është hera e parë që toka në komunën tonë do të ketë një vlerë zyrtare.

Siç njofton komuna e Prishtinës, në këtë ekspozitë, mund të shihni mënyrën e vlerësimit të tokës suaj, vlerën që ka, kategorizimin e parcelës, si dhe shumë informata të tjera të ngjashme.

“Prandaj, ju ftojmë që të bëni pyetje, jepni komente dhe vërejtje, ashtu që me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të ndikoni në ndryshimin eventual të këtij vlerësimi, nëse dëshmohet se ka gabime, deri në vlerësimin përfundimtar”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme