Google ADS

Policia e quan të dyshimtë vdekjen e personit që ra nga ndërtesa

15:33 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Në orën 10:10 të mëngjesit, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Policia e ka konfirmuar vdekjen e tij, duke e quajtur si të dyshimtë.

“Ju njoftojmë se sot në ora 10:10, policia ka marrë informatën se në lagjen Dardania, Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku policia ka hasur viktimën mashkull Sh.Sh (1957), i cili kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

Hetuesit rajonalë, së bashku me hetuesit policorë të stacionit jugu, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e prokurorit të shtetit është klasifikuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Po ashtu me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme