Google ADS

Dhunë në parlamentin grek

14:12 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Megjithse kamerat nuk kanë treguar vazhdimësinë e një skene që nga dhunë verbale, thuhet se kaloi në dhunë fizike, sherri që ka ndodhur në parlamentin grek gjatë seances për diskutimin e paketës së re të masave, ka qenë I paprecedentë.

Në një moment të fjalës së tij, Ilias Kasidhiaris, deputet dhe numri 2 i AA , ka shtyrë deputetin e Demokracisë së Re, ish ministrin e Rendit Nikos Dhendias, pasi ka kaluar para tij. Gjatë kësaj skene, të cilën regjisori i transmetimit ka preferuar të mos e tregojë, kanë ndërhyrë edhe deputetët e tjerë të AA, që kanë hedhur ujë mbi deputetin e djathtë, duke e kërcënuar atë , ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e menjëhershme e gardës së parlamentit, e urdhëruar nga kryetari I seancës, për të nxjerrë jashtë sallës disa prej neonazistëve grekë.

“Harroni që para dy vitesh, për shkak të këtij deputeti të z. Dhendia, të Samarasit dhe të Athanasiut , z.Kasidhiari, kryetari I AA dhe deputetët e tjerë të kësaj partie, shkuam në burg me akuza të rreme. Kush nga dy rastet konsiderohet dhunë?”, u shpreh Janis Lagos, deputet i Agimit të Artë. “Po të mos ishim përmbajtur, do të vraponit të fshiheshit pas dyerve” ka vazhduar të kërcënojë deputeti Janis Lagos, ndërsa i dëbuari Kasidhiaris, për të cilin parlamenti ka marrë masa administrative, ka vazhduar fyerjet edhe gjatë momentit kur është larguar nga salla.

dhune1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme