Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa pritet të hyjnë bashkë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Klan Kosova merr vesh se negociatat për të arritur marrëveshjes mes tri subjekteve politike për një koalicion parazgjedhor kanë zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.
Por me afatin e fundit për deklarimin e koalicioneve në Komisionin Qendror Zgjedhor që është sonte në orën 00:00, mund të ndryshojë edhe situata me ujdinë mes tyre.
Kjo se praktikat e mëhershme kanë treguar se pavarësisht përafrimit të qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me AKR-në e Behgjet Pacollit në momentet e fundit, të dyja këto parti nuk kanë arritur të hyjnë bashkë në zgjedhje.
Deri më tash asnjë koalicion parazgjedhor nuk është zyrtarizuar nga partitë politike, përpos atij në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Nismës.
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...