Google ADS

Gjykata në Austri ndalon fjalimet e urrejtjes në Facebook

12:51 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Një gjykatë e lartë në Vjenë ka vendosur që Facebook duhet të fshijë postimet me përmbajtje të urrejtjes.

Partia e të Gjelbërve e Austrisë ka nisur procedurën para gjykatës në Vjenë që të hiqen të gjitha fjalimet me përmbajtje të urrejtjes për lideren e saj Evi Glavishnig.

Gjykata e lartë mori vendim që këto postime duhet të shlyhen jo vetëm në Austri, por edhe jashtë saj.  Zëdhënësi i të Gjelbërve, Diter Bros vlerësoi se bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm dhe shfaqi shpresën se Facebook tash do të ndryshojë sjelljen sa i përket fjalimeve me përmbajtje të urrejtjes.

Facebook deri më tash ka konfirmuar se selia e tij është në Kaliforni dhe se vetëm atje mund të ngritët akuza.

Të Gjelbërit planifikojnë të veprojnë edhe më tej kundër Facebook-ut dhe përmes gjyqit ta detyrojnë këtë kompani që të publikojë të dhënat për personat, të cilët hapin profile të rrejshme.  Ata thonë se nëse Facebook refuzon të shlyejë postimet ashti sikurse ka urdhëruar gjykata, do të kërkojnë zbatim të dhunshëm të vendimit të gjykatës në Irlandë dhe atëherë kompania kërcënon të dënohet me të holla./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme