Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim homologun e tij estonez Sven Mikser.
Hoxhaj tha se në takim është biseduar për gjendjen në rajon si dhe bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxhaj i ka shprehur Mikser mirënjohjen e tij për Estoninë e cila ka mbështetur shtetësinë e Kosovës.
Kurse, Ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, tha se Estonia do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën me theks të veçantë në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Mendoj se marrëveshja e MSA-së është një marrëveshje e madhe por besojmë se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë liberalizimin e vizave”, tha Mikser.
Ai tha se nuk e ka ditur që në Kosovë do të ketë zgjedhje kur e ka planifikuar vizitën e tij, por shprehu besimin që procesi zgjedhor do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe korrekte.
Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin një qeveri dhe parlament ndaj të cilave mund të kenë besim.
“Pas zgjedhjeve do të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë dhe me parlamentin”, tha ministri i jashtëm i Estonisë.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut