Talentët nga Kosova vazhdojnë ta thonë fjalën e tyre në futbollin evropian, transmeton Arbresh.info.
Një ndër lojtarët me shumë talent që po rritet në Gjermani është edhe Veron Fejzullahi i lindur më 13.09.2006.
10-vjeçari hapat e parë në futboll i mori në qytetin e tij në lindjes Bad Tolz për të lënë përshtypje të jashtëzakonshme dhe për të dëshmuar se kemi të bëjmë me një talent të rrallë të lojës më të popullarizuar në botë, futbollit.
Dashuria për futbollin
Djaloshi kosovar i cili aktivizohet si sulmues në një prononcim për Arbresh.info. flet për hapat e parë në futboll. “Futbollin e kam dashur gjithmonë dhe kam dëshirë që të luajë cdo ditë”, thotë Veron Fejzullahi i cili në vitin 2013 u shpall lojtari më i mirë i Bad Tolz.
Fejzullahi aktualisht paraqitet në Shkollën Private DFI Bad Aibling ku stërvitet pesë herë në javë.
Gjurmë la edhe në këtë ekip derisa në vitin 2014 u shpall lojtari më i mirë i ekipit. “Kam arritur që të shënojë plot 87 gola. Nuk do të ndalem”, shprehet futbollisti i ri.
Ra në ‘radarin’ e Bayern Munchen
Pasioni i tij për futbollin dhe talenti i tij ra në ‘radarin’ e gjigantit të futbollit botëror, Bayern Munchen.
“Ëndrra ime është që të bëhem futbollist i njohur dhe një ditë të luajë në ekipe të mëdha, pse jo edhe në Bayern Munchen”, potencoi Veron Fejzullahi. /Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...