Google ADS

Ushqimi në mëngjes nuk ka pse të jetë i shëndetshëm

11:05 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Nuk është njëjtë se çfarë hamë për kafjall. Në gjumë jemi rreth tetë orë dhe në atë kohë nuk hamë e as nuk pimë. Kështu, pasi të zgjohemi, truri dhe trupi kanë nevojë për ushqime që japin energji!

Sandviçi i shëndetshëm

Në një rriskë bukë integrale lyeni pak gjalpë, vendosni edhe 2 rriska proshutë gjeldeti ose 2 lugë ton, 2 rriska domate dhe në majë pak djathë. Shërbehuni me jogurt probiotik, transmeton Kosova Sot.

Drithëra me pemë

Në një enë hidhni qumësht, shtoni drithërat e preferuara dhe hidhni disa pjesë me banane ose mollë dhe shtoni pak lajthi ose arra. Hidhni pak kanellë dhe kënaquni.

Vezë me perime

Zieni një vezë. Derisa të zihet, preni një trangull, merrni 2 gjethe sallatë dhe 2 rriska domate. Hidhni pak vaj ulliri e në majë, vezës së zier i hidhni pak kripë. Merrni një rriskë bukë integrale dhe çaj të gjelbër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme