Nëse nuk keni fëmijë apo internet, atëherë ndoshta ju ka ikur ‘çmenduria’ e re e cila ka pushtuar vëmendjen e të gjithë të rinjve
Fluturat anti-stres (Fidget Spinners)janë lodra për të rinjtë, të cilat shërbejnë për ta menaxhuar stresin dhe ADHD-në (edhe pse kjo e fundit është kundërshtuar nga ekspertët).
Por, çfarë janë fluturat anti-stres?
Fluturat anti-stres janë pajisje të vogla të cilat i përshtaten shumë mirë dorës tuaj. Zakonisht përbëhen nga dy pjesë – pjesa qendrore të cilën e mbani me gishtin tuaj tregues dhe me gishtin e madh, si dhe tri pjesët e zgjatura rrotulluese të cilat rrotullohen posa t’ua jepni një të shtyrë me dorën tuaj.
Pse krijojnë varësi?
Përderisa trendet e kaluara kanë qenë të njohura për arsye të ndryshme, trendi i fluturave anti-stresuese po njihet mbanë për natyrën e lodrës e cila menjëherë shkakton varësi. Ndjesia e të pasurit një pajisje e cila rrotullohet me shpejtësi të madhe në dorën tuaj është shkaku kryesor i kësaj varësie.
Çka tjetër duhet të dini për to?
Disa shkolla anë e mbanë botës veçse ua kanë ndaluar nxënësve mbajtjen e kësaj pajisje pasi që e konsiderojnë si pajisje që po i shpërqendron ata. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar nxënësit të luajnë me pajisjen në shtëpi apo në ambiente tjera. Industria e fluturave anti-stresuese ka ‘eksploduar’ përgjatë muajit të fundit, ndërsa ka sjellë lloje të ndryshme të kësaj lodre. Sa i përket këtyre lodrave, ju mund të gjeni video të shumta në YouTube, është temë edhe në forumet më të njohura botërore, ndërsa më e mira e tyre është se nuk janë vetëm për fëmijë, por edhe të rritur.
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...