Google ADS

Policia spanjolle kap mbi 2 ton kokainë

10:31 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Policia në Spanjë ka konfiskuar më shumë se dy tonë kokainë, nga anija e cila lundronte në Oqeanin Paqësor, ndërsa ka arrestuar shtatë persona shkruan elsalvador, përcjellë arbresh.

Agjencia amerikane për parandalimin e drogës (DEA), Agjencia Kombëtare britanike për luftë kundër krimit dhe policia portugeze, kanë kryer operacionin.

Shtatë anëtarë të ekuipazhit të arrestuar  janë shtetas të Venezuelës, pretendon ministria.

Një anije e vogël e peshkatarëve sipas fotografive të publikuara nga policia, është tërhequr deri te Ishujt Kanarinë spanjollë.

Në operacionin e ndarë, dërgesa prej 5.5 tonë kokaine që ishte dedikuar në Spanjë, është ndaluar afër bregut të Ekuadorit dhe janë arrestuar 24 persona, ka kumtuar gjithashtu të hënën ministria e brendshme spanjolle.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme