Nëse bëni këto tri gjëra, nuk ka mashkull që nuk e pushtoni dhe e mbani për vete

09:23 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Meshkujt nuk është e vështirë t’i tërheqësh, në këtë është bindur edhe shumica e femrave, por fakti është se më vështirë qetësohen dhe lidhen në një marrëdhënie. Eksperti Alan Hamrahan ka vendosur që femrave t’u ndajë një fshehtësi: “Mashkulli nuk guxon ta dijë se qind për qind një femër e dëshiron, duhet të mbetet i tillë deri në momentin kur e di se nuk mundet pa të”. Ose kësaj këshille ai i ofron edhe disa tjera, transmeton Kosova Sot.

KURRË MOS PYET KU PO SHKON LIDHJA

Nëse e bën këtë pyetje, edhe hamshori më i interesuar pak do të frenojë. Meshkujt nuk pëlqejnë të janë të robëruar, e nëse ia bëni me dije se dëshiron ta definosh saktë ku po shkoni, mund të frikësohet. Pos kësaj, kjo pyetje është shenjë e qartë se e posedon dhe se dëshiron ta planifikosh të ardhmen me të.

JI E VETËDIJSHME PËR VLERAT TUA

Mashkulli do të “paguajë” saktë aq sa mendon se vleni. Nëse e di se çfarë dëshiron dhe nuk pranon kompromise, do të fitosh më shumë respekt nga femra që sakrifikon gjithçka, vetëm për t’i pëlqyer dikujt. Femrat që shiten lirë nuk kanë afat të gjatë përdorimi.

MËSOHU TË THUASH “JO”

Femra që di të thotë “Jo” dërgon porosi të qartë se është e gatshme ta humbet të dashurin, por kurrë veten. Një qëndrim si ky i kushton mashkullit, por në fakt ata kërkojnë pikërisht një femër si kjo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme