Merkel: Gjermania dhe Franca do të bashkëpunojnë ngushtë në kohë kritike

09:07 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Gjermania dhe Franca planifikojnë të bashkëpunojnë ngushtë, ndërsa Bashkimi Evropian është duke kaluar nëpër kohë kritike, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë me presidentin francez Emmanuel Macron.

Ajo ka shtuar që dy shtetet do të ndërtojnë një rrugë për nxitjen e bashkëpunimit mes shteteve anëtare të BE-së, transmeton portali arbresh.info.

Sipas kancelares gjermane, qëllimi është jo vetëm të tejkalohen pasojat e Brexit-it, por edhe për të siguruar elasticitetin e BE përballë rreziqeve të jashtme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme