Mëngjesin e sotëm, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton raporton tre mujor për situatën në Kosovë, duke qenë pika e parë që hapë takimin e Këshillit.
Kështu bëhet e ditur në agjendën ditore të Kombeve të Bashkuara, dhe këtë raport do ta prezantojë Zahir Tanin, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Në raportin e fundit, përmendet rasti i ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti që figuronte në INTERPOL të lëshuar Serbia, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, aty përmendet edhe deklarata e ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, si reagim ndaj situatës së krijuar me vëllain e tij, në Francë.
“Vëllai i Haradinajt, Daut Haradinaj, që është po ashtu përfaqësues i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, kërcëoni me luftë dhe spastrim etnik të serbëve të Kosovës, nëse vëllai i tij do të ekstradohej në Serbi,” thuhet më tej në raport, shkruan arbresh.info.
Për më tepër, aty përmendet edhe iniciativa e presidentit, Hashim Thaçi, për të fuqizuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes ndryshimeve ligjore, por jo edhe përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Krijimi i forcave të armatosura do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, e cila do të duhej të miratohej me dy të tretat e shumicës në Kuvend dhe me shumicën e barabartë të vendeve të rezervuara për përfaqësuesit e pakicave etnike. Prandaj, kjo iniciativë do të kërkonte miratim nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët kundërshtojnë fuqishëm krijimin e një ushtrie të Kosovës,” thuhet në raport.
Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres lidhur me punën e UNMIK-ut dhe situatën në Kosovë në periudhën nga 16 janari deri më 15 prill të këtij viti.
Ky raport paraqitet në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999), përmes së cilës Këshilli vendosi të themelojë Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Prioritetet e Misionit vazhdojnë të jenë promovimi i sigurisë, i stabilitetit dhe i respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në rajon.
UNMIK-u vazhdon angazhimin e tij me Prishtinën dhe me Beogradin, me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe me akterët regjional e ndërkombëtarë.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Forca e Kosovës (KFOR) vazhdojnë të luajnë rolet e tyre brenda kornizës së Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 (1999).
Ky mision ka gjithsej 388 punonjës, duke përfshirë 116 punonjës ndërkombëtarë civilë, 229 punonjës vendor, 27 vullnetarë të KB-së, 16 punonjës të uniformuar, 8 oficerë ushtarak për ndërlidhje, 8 oficerë policie
Personeli ushtarak vjen nga Republika Çeke, Polonia, Republika e Moldavisë, Romania, Turqia dhe Ukraina.
Oficerët e policisë vijnë nga Austria, Bullgaria, Hungaria, Gjermania, Italia, Federata Ruse, Turqia dhe Ukraina./arbresh.info/
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...