Janë ngritur pyetje të shumta se kush mund të jetë prapa sulmit më të madh global kibernetik. Një teori së fundmi e ka lidhur sulmin me Korenë e Veriut, ani pse ende është i pasigurt një përfundim I tillë.
Dyshimet bien mbi një grup të quajtur ‘Lazarus’, i njohur për sulmin kibernetik ndaj Sony Pctures në vitin 2014 dhe një tjetër ndaj një banke në Bangladesh në vitin 2016.
Besohet se grupi Lazarus vepronte në Kinë, por në emër të koreanëve të veriut.
Ekspertët e sigurisë janë duke e lidhur këtë grup me sulmin global kibernetik, pas një zbulimi nga hulumtuesi i sigurisë në Google, Neel Mehta. Ai gjeti ngjashmëri në mes kodit të softuerit dhe mjeteve të tjera që besohet se janë krijuar nga grupi Lazarus në të kaluarën.
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e provave, por ka të dhëna të tjera të cilat duhet të merren në konsideratë, shkruan sot BBC/Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...