Në shumicën e xhamive të botës, burrat dhe gratë falen veçmas, në dhoma të ndara. Por në Berkeley të Kalifornisë, një vend i njohur për traditat sfiduese, një grup grash myslimane po përpiqet të bëjë diçka të re.
Kur Rabi’a Keeble u konvertua në fenë islame 10 vite më parë, lutja në krah të burrave as që mund të imagjinohej.
“Fillimisht si një myslimane e re, pranova gjithçka sepse u ndjeva se ky ishte roli im. Mendova se kështu dëshironte Zoti për mua që të pranoja atë rregull që ishte. Por si person me aftësi mendimi dhe reflektimi, pas pak kohe, fillova të shihja që kishte njëpabarazi në këtë qasje.”
E indinjuar që nuk e shihte imamin kur ai drejtonte lutjet e së premtes, ajo themeloi një xhami të re që lejon burrat dhe gratë të falen sëbashku në të njëjtin ambjent.
Emri i xhamisë Qal’Bu Maryam ((kal-BU MAR-yam)) do të thonë “Zemra e Maries”. Themeluesja thotë ky emër u zgjodh pasi Maria, nëna e Jezu Krishtit është e rëndësishme për krishtërimin dhe Islamin.
I linduri në Egjipt Hussam Mousa thotë se nuk shkoi më në xhami pas lindjes së vajzëz 11 vite më parë. Tani ai dëshiron të sjellë vajzën në këtë xhami në Berkeley.
“Për t’i treguar asaj që ky model i ri xhamie të mundëson ruajtjen e trashëgimisë dhe kultures fetare brenda një hapësire dhe mjedisi ku ekziston barazia.”
Por ky model ka edhe kundërshtarë, thotë themeluesja Keeble.
“Jam përballur me reagime të ashpra nga burra myslimanë por kam qenë e vendosur që në fillim që të mos i merrja parasysh kërcënimet apo gjuhën e papërshtatshme.”
Për shumë myslimanë, lutja veçmas e burrave dhe grave është një traditë e rëndësishme. Për disa gra nuk ka qënë ndonjëherë problem, të qënurit të ndarë nga burrat gjatë lutjeve.
“Kështu jam rritur”, thotë Saleemah Jones ‘.
Por kjo xhami po i mundëson myslimanes Saleemah Jones, të bëjë atë që kurrë nuk e ka bërë.
“Kurrë nuk kam qënë në një xhami ku një grua drejton lutjet madje ku dhe unë mund të drejtoj lutjet. Kjo të jep një ndjesi force dhe besimin se mund të arrish gjithçka.”
Për themeluesen Keeble, synimi është krijimi i një hapësire ku të gjithë ndjehen të mirëpritur.
“Nëse dikush, burrë apo grua dëshiron të bashkohet, qoftë i sektit Shiit apo Sunni apo i çfarëdo ngjyre apo vendi i botës, dëshiron të bashkohet me mua, do të ishte gjë e mirë.”
Ndërsa kjo mënyrë e ushtrimi të besimit mund të mos jetë për këdo, pjesëtarët e kësaj xhamie ndjehen më pranë Zotit nëpërmjet kësaj qasjeje të pazakontë./Zeri i Amerikes/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...