Google ADS

Arifi: AAK i bëri ofertë AKR-së, s’ka koalicion me LDK-në dhe PDK-në

00:27 | 16 Maj 2017
Trina Galanxhi

Anëtari i Kryesisë i AAK-së, Avni Arifi duke folur për koalicionet parazgjedhore ka thënë se AAK ka koalicion me Nisma për Kosovën dhe i ka bërë ofertë AKR-së.

“Sa i përket koalicioneve, kemi koalicion me NISMA-n, kemi edhe ofertë për AKR, jemi të hapur që të bashkohen me ne, besojmë se një bashkim i tillë do të siguronte fitoren e këtij boshti opozitar.

“Organet e partisë së tyre akoma nuk kanë vendosur”.

Arifi që është i ftuar në Ballë për Ballë në Ora e Fundit ka thënë se AAK s’do të ketë koalicion parazgjedhor as me LDK-në, e as me PDK-në.

“Sa i përket partive që kanë qenë në pushtet, s’do të ketë koalicion parazgjedhor”.

Sipas tij, besimi i AAK-së në LDK është thyer.

“E provuam VLAN-in, besimi në LDK u thye njëherë. LDK s’ka bërë diçka të madhe por ka thyer besimin për projekte të tilla.

“E gjetën partnerin PDK, tash po e shajnë. Kosova ka nevojë për ndryshim, e kemi konstatuar edhe në vitin 2014, po përpiqemi që të ofrojmë alternativa”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme