Zvarritja e projekt ligjit për demarkacionin si dhe rrëzimi i Qeverisë së Kosovës ka bërë që procesi i liberalizimit të vizave të stagnoj plotësisht në një afat kohor të pa caktuar.
Njohësi i çështjeve të Integrimeve Evropiane Avni Mazreku në një prononcim për Indeksonline ka thënë se njëri prej kushteve të mbetura teknike te precizuara nga ana e komisionit evropian ka qenë çështja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, e cila pas rrjedhave politike në vend është shtyre për kohë të pa caktuar.
“Shpërbërja e parlamentit të Kosovës nënkupton që agjenda për procedimin e kësaj marrëveshje në parlamentin e Kosovës për ratifikim të kësaj marrëveshje do të shtyhet edhe për një kohë të pa caktuar për shkakun se ne nuk e dimë se sa do të zgjasë, duke i përjashtuar afatet kushtetuese ligjore, normalisht se sa do të zgjasë konsolidimi i qeverisë, krijimi i parlamentit të ri konfirmimi i mandateve dhe normalisht aspekte te tjera që kanë të bëjnë me konstituimin e organeve të reja pas zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Edhe në situatën më optimiste, sipas Mazrekut nëse parlamenti i ri e ka vullnetin dhe gatishmërinë me ratifiku këtë marrëveshje, e cila edhe nëse votohet si e tillë, procedimi i kësaj çështje në organet që marrin vendime në bashkimin evropian ende nuk ka ndodh dhe nuk është i përcaktuar se kur do të ndodh, sepse institucioni i fundit i cili merr vendim për liberalizimin ose jo të vizave për Kosovën është këshilli i Bashkimit Evropian.
“Ky organ kompozohet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në këtë rast është konfiguracioni i ministrave të brendshëm e që krejt në fund varet nga qëndrimi i shteteve, sepse për të marrë një vendim për liberalizim të vizave kërkohet një shumicë e caktuar e shteteve të votojnë pro. Në këtë rast kërkohet 55 për qind të shteteve që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së, dhe në anën tjetër nëse katër shtete kundërshtuese ndaj integrimit të Kosovës nuk e formojnë atë që quhet minorancë bllokuese sepse formimi i kësaj bëhet nga katër shtete të cilët duhet ti përfaqësojnë 35 për qind të popullsisë së BE-së”, ka thënë Mazreku.
Por, esenca e këtij problemi sipas Mazrekut është se ai është i bllokuar në procedim në organet përkatëse në Bashkimin Evropian deri në ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Ai ka shpjeguar se në momentin kur kjo marrëveshje ratifikohet nuk do të thotë që kosovarët i marrim vizat brenda afatit 90 ditor ose 120 ditor, por së paku bëhet zhbllokimi i procesit në mënyrë të t’i hapet rrugë të procedohet në organet përkatëse në BE.
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...