Google ADS

Mustafa ngushëllon familjen e gazetarit Ganimet Klaiqi

15:34 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se ndihet i pikëlluar pas marrjes së lajm it për ndarjen nga jeta të gazetarit, Ganimet Klaiqi.

Mustafa tha se kishte rastin të zhvillonte biseda me Ganimetin kur punonte përcillte punën e komunës së Prishtinës, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të respektuar Ganimet Klaiqi.

Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës.

I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime.

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme