Google ADS

Kryesia e Kuvendit ndalon shpenzimet e deputetëve

12:18 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka ndaluar shpenzimet e deputetëve, raporton Arbresh.info.

Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mbledhja e kryesisë ishe për përmbylljen e punës së deputetëve për shpenzimet që kanë bërë.

“Duke i hequr disa shpenzime siç janë mbushjet e telefonave, udhëtimet jashtë vendit do të ndalohet përdorimi i buxhetit të Kosovës”, është shprehur Dërguti.

Ndryshe presidenti Hashim Thaçi ka shpërndarë parlamentin pas votimit të mocionit të mosbesimit për Qeverinë Mustafa, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme