Ministri serb i Policisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se shqiptarët nuk mund ta marrin territorin e Serbisë.
Duke iu kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Stefanoviq ka thënë se këto nuk janë deklarata vetëm në prag të zgjedhjeve, transmeton arbresh.info.
“Nuk mjafton të thuhet se deklaratat e tilla janë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë dhe kjo retorikë shërben për fitim të votave, por kjo duhet ta shqetësoj secilin që është i interesuar për stabilitetin e regjionit”, ka thënë Stefanoviq gjatë një interviste për gazetën serbe “Blic”.
Sipas tij, një shqetësim tjetër është mungesa e reaksioneve të rënda të komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së në lidhje me këto deklarata./Arbresh.info.
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...