Google ADS

Futbollisti i Kombëtares shqiptare kërkon falje publike

10:37 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Pescaras, Ledian Memushaj, ka folur pas humbjes ndaj Bolognas.

Shqiptari i ka kërkuar falje të gjithëve se klubi do të bije në Serie B dhe ka thënë se aktualisht nuk e ka ndërmend të largohet.

“Kemi dhënë maksimumin, duam t’i kërkojmë falje të gjithëve”, ka thënë Memushaj për Pescarasport24.it.

“Gabimi më i madh? Nuk është vetëm një. Është faji i të gjithëve ky sezon, kemi dështuar të gjithë”.

“Unë do të qëndroj, por duhet të shikojmë se si janë kushtet”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme